Shkolla "Rreze drite" ofron:
  • Mesimdhenie nga nje staf i kualifikuar me pervoje shume vjecare
  • Dy kabinete informatike te pajisura me materialet e nevojshme per nje ore mesimi model
  • Nje kabinet kimi-biologjie te pajisura me materialet e nevojshme per nje ore mesimi model
  • Nje kabinet matematike-fizike te pajisura me materialet e nevojshme per nje ore mesimi model
  • Nje klub te gjuhes angleze me profesore te specializuar
  • Tre fusha sportive te pajisura me materialet e nevojshme per nje ore mesimi model 
  • Nje klub te olimpiadave te matematikes
  • Nje klub te fjales se arte
  • Nje klub danci me profesore te specializuar
  • Nje klub pikture me profesore te specializuar
  • Nje klub muzike me profesore te specializuar
  • Mence me ushqim te fresket dhe te zgjedhur
 

Per vitin mesimor 2013-2014 shkolla jone ofron:


Krahas veprimtarive qe organizohen ne baze klase sipas planeve edukative ne shkollen tone, zhvillohen dhe aktivitete per festa te ndryshme.


Nje vend te vecante i kushtohet projekteve te organizuara ne baze cikli ose shkolle.


Ne shkolle jane organizuar keto projekte:


Riciklimi. Nxenesit pergatiten nje aktivitet me vjersha, kenge, kuriozitete, thenie, dramatizime per kete teme. Ekspozuan pikturat e tyre dhe maketet e punuara ne grupe.

Si mjedis i ketij projekti sherbeu natyra me pjesemarrjen e prinderve dhe mesuesve.

Flamujt e vendeve europiane. Per njohjen e sa me shume vendeve europiane nxenesit punuan individualisht nje flamur te nje shteti europian me permasat e duhura. Ekspozimi i flamujve dhe konkursi i zhvilluar i ndihmoi femijet te njihen me nga afer me keto vende.

Projekti me teme :”Une krenohem me ty” Ne kete projekt prinderit kane qene protagonistet e realizimit te tij. Ata  pasionin, profesionin, deshiren, talentin, hobin, pervojen dhe te fshehtat e tyre i ndane me nxenesit ne nje ore mesimore ne klasat e femijeve te tyreOra e shkences eshte nje merite e madhe e stafit te ideimit te shkolles sone. Nxenesit ne kete ore punojne materialin e nje prej enciklopedive te zgjedhur sipas moshes se nxenesve duke patur parasysh moshen e nxenesve dhe volumin e librave. Ata diskutojne, punojne ne grupe dhe sjellin materiale e burime ndihmese nga televizioni, interneti etj. Ne fund te vitit shkollor finalizohen keto njohuri me konkurse midis klasave.

  1. Ora e klubit eshte me e vecanta ku nxenesit ndihen te lumtur dhe e presin me padurim. Nxenesit sipas hobit, deshirave te tyre, si dhe ideve te prinderve kane zgjedhur klubin e tyre te preferuar. Ata, nje ore ne jave, shfaqin talentin e tyre dhe mesojne nepermjet mesuesve profesioniste dhe te apasionuar, bazat e nje artisti.
  2. Ora e leximit te librit artistik zhvillohet cdo dite ne 20 minutat e para te dites. Nepermjet leximit, diskutimit te nje libri nxenesit nxiten te lexojne sa me shume libra ne kohen e lire. Gara “Kush mbaron me shpejt librin?” ku identifikohen nxenesit “Lexuesi me i mire” me dhenien e certifikatave, na ndihmon qe nxenesit te mos jene vetem rober te internetit dhe lojerave te tjera. Ne me te shumten e rasteve, keto ore unifikohen me biseda letrare.
  3. Olimpiada ne lenden e matematikes zhvillohet ne faza te ndryshme midis nxenesve me prirje ne kete lende. Nxenesit fitues te shkolles marrin pjese ne olimpiadat e zhvilluara midis shkollave te qytetit ose te gjithe vendit.
  4. Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise duke filluar nga muaji shtator jane organizuar shume aktivitete:
  1. Ekspozita me piktura me teme: “100-vjet Shqiperi”
  2. Ekspozita me ese me teme “Atdheu ne zemren time”
  3. Konkursi i recitueseve te vegjel me vjersha e krijime per atdheun tone, Shqiperine.
  4. Ekskursione ne vende historike, si Vlore, Durres, Kruje ku nxenesit njohin me nga afer qytetet e Shqiperise dhe figurat e shquara te vendit tone.
  5. Vizita ne muze: Muzeu i Pavaresise ne Vlore, Muzeu Historik Kombetar, Muzeu I Heroit Kombetar Skenderbeu ne Kruje.
  6. Vizite me Biblioteken Kombetare per t’u njohur me Mesharin e Gjon Buzukut.
  7. Kurorezimi i ketij 100-vjetori te Pavaresise ishte “Koncerti i madh festiv” ku nepermjet vjershave, kengeve, valleve e dramatizimeve nxenesit sollen historine e popullit tone deri ne diten e Pavaresise se Shqiperise me 28-Nentor 1912, ndersa veshja e tyre me kostume popullore solli te gjitha trevat shqiptare ne kete koncert.
  1. Ne muajt ne vazhdim do te realizohet projekti me teme: “Te folurit ne publik”. Qellimi i ketij projekti eshte te aftesuarit e femijeve  per te folur ne publik si deshire per t’i ndihmuar te mesojne me shume, te largojne emocionin, druajtjen kur flasin para te tjereve, te permiresojne shanset e tyre per te qene te suksesshem ose nje lider ne jete.
  2. Ne fund te vitit mesimor organizohet edhe testi i formimit te pergjithshem te nxenesve ne lende te ndryshme.